De Biazi shpreson të marrë drejtimin e Anglisë

Tiranë, 28 qershor - Në një intervistë të dhënë për Radio 1 Rai, Xhani De Biazi e ka shprehur hapur dëshirën për të drejtuar kombëtaren e Anglisë.
Tre Luanët janë pa trajner pas largimit të Roi Hodson, i cili nuk ia doli të kualifikojë Anglinë në çerekfinale të Euro 2016-s.
I pyetur nëse ekzistonte mundësia që të largohej nga Shqipëria për të marrë drejtimin e Anglisë, kjo ishte përgjigja që dha tekniku i kuqezinjve.
Ekziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme është, por ekziston. Unë uroj që të ndodhë, shprehet ai. Timonieri i kuqezinjve thotë se klauzola e vendosur në kontratë me FSHF-në ja bënte gjërat më të thjeshta, por ndarja me Shqipërinë do të ishte gjithmonë e vështirë.