10 Janar 2025

De Biasi: Zvicra favoritja e grupit

Tiranë, 13 shtator - Në një intervistë të shkurtër dhënë për faqen sportive italiane “Tuttomercatoweb.com”, përzgjedhësi i kombëtares, Xhani De Biasi kërkon më shumë respekt për kuqezinjtë dhe ul me këmbë në tokë skuadrën.

Duke analizuar ndeshjen me Zvicrën, ai thekson se në Lucernë skuadra zhvilloi një ndeshje pozitive dhe pavarësisht rezultatit, meritonte më shumë respekt. “Në ndeshjen e fundit kualifikuese ne kemi bërë lojë të mirë, ashtu sikurse katër ditë më herët me Qipron, por nuk arritëm marrim rezultat pozitiv. Grupi ynë i balancuar? Ende është herët për të thënë diçka të tillë. Zvicra është favorite absolute e grupit, pas saj vijnë Sllovenia dhe Norvegjia.

Pastaj jemi ne me Islandën dhe Qipron, që do të mundohemi t’i vëmë në vështirësi të gjithë rivalët”, është shprehur përzgjedhësi i kuqezinjve. Në fund të intervistës De Biasi jep nga një notë pozitive edhe për tre kuqezinjtë e Serisë A, Bogdanin, Canën e Ujkanin. ”Bogdani mirë kundër Qipros shënoi një gol të mrekullueshëm me një gjuajtje nga 25 metra. Cana udhëhoqi mbrojtjen me autoritet të madh, ndërkohë që Ujkani nuk gaboj në golat e pësuar. Në dy ndeshje pësuam tre gola, por Ujkani nuk kishte faji në asnjërin prej tyre”, ka theksuar De Biasi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)