01 Janar 2025

De Biasi trajneri i pestë më i mirë në botë

Londër, 12 nëntor - Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar renditjen e 20 trajnerëve më të mirë në botë për përfaqësueset e futbollit. Sipas saj, Xhani De Biazi, renditet në vendin e pestë.

Në përshkrimin për të thuhet: “E morri Shqipërinë në vitin 2011 duke bërë një lëvizje të papritur pasi nuk kishte drejtuar një kombëtare futbolli në të kaluarën, apo për më tepër jashtë Italisë.

Puna e tij ishte një epokë tjetër pasi nga vendi i 74-t në renditjen e FIFA-s, e çoi atë në 20 vendet më të mira brenda 4 vitesh, duke fituar me Francën apo Portugalinë.

Për herë të parë shkon në një turne të madh. Të gjithë duam që t’i kemi në grup në Europian, por kujdes sepse nuk e dini çfarë keni peshkuar!”

Trajneri më i mirë, sipas prestigjiozes britanike është ai i Gjermanisë, Joakim Lëv. De Biazi ka mundur të lërë pas trajnerë si Konte të Italisë, Deshamp të Francës dhe Martino të Argjentinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)