11 Janar 2025

De Biasi: Cana e mbyll karrierën në Francë

Romë, 21 maj - Tekniku italian i Kombëtares Gianni De Biasi i ka thurur elozhe Lorik Canës dhe Igli Tares për kontributin në fushat respektive te Lazio.

Ai ka pohuar se trajneri Petkoviç ka bërë mirë që e ka spostuar kapitenin e Shqipërisë në qendër të mbrojtjes, sepse aty mund t’i japë më shumë Lazios.

Ndërkohë, trajneri ka vlerësuar edhe punën e bërë nga Drejtori Sportiv, Igli Tare, të cilit i ka sugjeruar që të afrojë në skuadër mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.

\"Mendoj se Petkoviç i ka kuptuar më së miri karakteristikat e Lorik Canës dhe pasi e aktivizoi për një pjesë të mirë të sezonit si mesfushor, vendosi ta spostojë në mbrojtje. Mendoj se ka bërë mirë, sepse aty duket qartë se ka një rendiment më të mirë\", ka thënë De Biasi.

Sa i përket së ardhmes së kapitenit kuqezi, ai u shpreh se Cana dëshiron të qëndrojë te Lazio.

\"Loriku jeton në Francë dhe mendoj se aty ka marrëdhënie të mira me shumë miq. Ndoshta në mendjen e tij ka menduar që ta mbyllë karrierën në Francë, por po ju them se ai ndihet shumë mirë te Lazio dhe se aty po dalin në pah disa cilësi ndryshe të tij. Ai është një lojtar me cilësi të mira dhe që mund ta ndihmojë shumë këtë skuadër\", deklaroi tekniku për \"lalaziosiamonoi.it\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)