David Villa nuk mund të luaj në Kampionatin Evropian
Barcelonë, 20 dhjetor - Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, pasi theu këmbën gjatë javës së kaluar ka gjasa shumë të vogla që të luaj në Kampionatin Evropian, i cili mbahet në qershor të vitit të ardhshëm, ka thënë një nga mjekët të cilët e ka operuar përfaqësuesin spanjoll.
Mjeku Ramon Cugat, ka thënë se Villa ka shumë pak mundësi që këtë sezon të vesh sërish fanellën e Barcelonës ose të luaj për Spanjën megjithëse nuk ka dashur të largoj të gjitha mundësit 100 %.
Edhe mjeku tjetër Rukard Pruna e ka thënë një gjë të tillë, por sipas tij mbetet të shihet gjatë muajve të ardhshëm se si do të përparoj lëndimi i Villas.
David Villa theu këmbën e majtë të enjten e kaluar gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Al Sad. Barcelona e fitoi këtë trofe pasi mposhti në finale Santosin m rezultat 4-0.