David Villa lirohet nga spitali për festat e fundvitit
Barcelonë, 25 dhjetor - Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka lënë spitalin për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe kjo vetëm pesë ditë pasi ishte operuar, njoftoi klubi katalanas.
Villa, i cili ishte dëmtuar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube ndaj Al Sadd, tani duket se është më mirë dhe sipas mjekut që e operoi, ai do të jetë jashtë fushave për pesë muaj.
Sipas të rejave të fundit, David Villa do të mund të ishte i gatshëm për një finale të Ligës së Kampionëve nëse Barcelona e arrin atë, ndërsa po ashtu dhe do të mund të merrte pjesë në Euro 2012.