David Silva ishte pranë Realit
Valencia, 18 nëntor - Presidenti i Valencias, Manuel Llorente ka pranuar se mesfushori David Silva ishte shumë pranë kalimit te Real Madridi, por ardhja e Jose Mourinhos në krye të Los Blancos e ndryshoi kursin e të ardhmes së spanjollit.
Unë duhet të them se Silva e ka pasur ndjesinë se marrëveshja do të arrihej me Real Madridin, pasi Reali ishte tepër i interesuar dhe shprehu dëshirën për ta transferuar atë, por me ndërrimin e trajnerit, gjithçka u ndal.
Më pas Manchester City erdhi dhe e përfundoi transferimin. Le të themi se kemi pasur disa bisedime me zyrtarët e Real Madridit për Silvën dhe e kemi parë se ata e kërkuan me ngulm, por më pas prioritetet e tyre ndryshuan dhe ne studiuam oferta tjera, tha Llorente.