David Beckham largohet nga futbolli
Londër, 17 maj - Njëri prej futbollistëve më të njohur dhe më të dashur për sportdashësit në mbarë botën, David Beckham, po largohet nga futbolli, në moshën 38-vjeçare.
Pasi luajti në 6 sezone me skuadrën amerikane Galaxy të Los Anxhelosit, ish-kapiteni i skuadrës së Anglisë, këtë sezon luajti me skuadrën franceze Paris Saint-Germain, ku ai fitoi titullin kampion në një vend të katërt.
Bekham po ashtu ka fituar kampionate kur ishte me skuadrën e tij të viteteve të djalërisë, Manchester United, me Real Madridin e Spanjës dhe me Galaxyn e Los Anxhelsit me të cilën ai fitoi dy tituj kampion. Mesfushori Backham mban rekordin si lojtari anglez që ka luajtur në më tepër ndeshje ndërkombëtare, gjithsej 115.
Ai e filloi karrierën si sportist profesionist kur ishte vetëm 14 vjeç, me skuadrën Manchester United dhe luajti për herë të parë me skuadrën kombëtare në vitin 1996, kur ishte 21 vjeç.