David Beckham, Drejtor Sportiv i PSG
Paris, 15 korrik - Mediat franceze raportojnë se David Beckham do të jetë Drejtori Sportiv i paris Saint Germain (PSG).
Ish futbollisti më i pasur në botë pritet të jetë zëvendësuesi i drejtorit në largim, Leonardo, që u dorëhoq nga posti i tij pas pezullimit 13-të mujor nga Federata Franceze e Futbollit, për shkak të incidentit me arbitrat pas përballjes me Valenciennes.
Spice Boy karrierën e tij si futbollist e mbylli pikërisht te PSG sezonin e kaluar, ku kishte rrogë javore prej 150 mijë paund, port ë njëjtat i dhuronte në një organizatë për ndihmën e fëmijëve me nevojë, me qendër në kryeqytetin francez.