David Beckham do të bëhët futbollisti më i pasuri në Francë
Paris, 22 dhjetor - Me një pagë vjetore prej 4.3 milionë eurosh neto, David Beckham do të bëhet futbollisti më i paguar nga Ligue 1 dhe futbollisti më i pasur i Francës.
Llogaritë i bëri radio RTL, pas lajmit që të përditshmet franceze Le Parisien dhe L′Equipe anonçuan firmën e afërt të yllit anglez me Paris Saint Germain.
Beckham do të fitojë 800 mijë euro në muaj, pa llogaritur këtu edhe sponsorat apo reklamat, duke kaluar edhe Yoann Gourcuff të Olimpik Lion, i cili deri më tani ishte futbollisti më i paguar në Francë.