Daniele De Rossi, te Boca Juniors deri në fund të vitit 2021
Buenos Airos, 19 nëntor - E ardhmja e Daniele De Rossit te Boca Juniors në dyshim? Përkundrazi, përvoja e ish-kapitenit të Romës më Argjentinë duket e destinuar të vijojë edhe për dy vite.
Sipas të përditshmes argjentinase “Ole”, mesfushori do të shfrytëzojë klauzolën e rinovimit të kontratës me Bocan, duke e bërë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2021.
Klubi argjentinas, pasi i eliminua nga River Plate në gjysmëfinale të Copa Libertadores, për momentin kryeson kampionatin argjentinas.
Sezoni i parë i De Rossit, duke marrë në konsideratë edhe dëmtimet, nuk është për t’u mbajtur mend, madje është folur shumë edhe për kthimin e tij në Itali në muajin janar. Drejtuesit e Bocas e shohin ish-kapitenin e Romës një figurë shumë të rëndësishme në dhomat e zhveshjes.