Daniele De Rossi mendon largimin nga Italia
Romë, 7 qershor - Daniele De Rossi mund ti japë lamtumirën përfaqësueses italiane pas Botërorit të Rusisë në vitin 2018. Mesfushori e bëri këtë deklaratë gjatë fazës së grumbullimit me të kaltrit.
Roma dhe Italia janë familja ime, e nëse do të jetë e nevojshme do të jem gjithnjë në dispozicion të tyre. Por Botërori i Rusisë mund të jetë eksperienca ime e fundit me kombëtaren, ashtu sikurse edhe kontrata që kam tani mund të jetë e fundit me Romën.\"
\"Është një mendim i sinqertë, këto dy histori duket se po shkojnë drejt fundit. Pas disa muajsh do jem 34 vjeç dhe jam i sigurtë se mund të jem një lojtar i fortë edhe për Botërorin që është pas një viti. Por kur e mendoj veten 37 vjeç, atëherë duhet të jem i ndërgjegjshëm dhe realist, tha De Rossi.
De Rossi foli edhe për Luciano Spallettin, që do të marrë drejtimin e Interit sezonin e ardhshëm. Mesfushori italian theksoi se Spalletti është një trajner i mirë, por shpreson që te zikaltrit të mos shfaqet në nivelin maksimal, sepse Interi do jetë një ndër rivalët e Romës.