Daniel Alves largohet nga Parisi, braktis PSG
Paris, 23 qershor - Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale dhe në përpjekje për të shprehur të gjithë mbështetjen për ata tifozë që e përkrahën në fushë, futbollisti Daniel Alves lajmëroi largimin e tij nga kampionët e Francës.
Pas dy sezonesh me oshilacione dhe në fundin e ditëve të kontratës që skadon në 30 Qershor, anësori brazilian vendos të provojë diçka tjetër larg Paris Sën Zhermenit.
“Mbyll një cikël tjetër të jetës time, një cikël fitues për të cilin falënderoj familjen time te Paris Sën Zhermen, me të cilën shkrova një pjesë të historisë së klubit! Ishin dy vjet të bukur, por erdhi momenti t’i jap fund. Kërkoj falje që ndonjëherë nuk kam qenë në lartësinë e duhur apo kur kam bërë gabime! Dua të më kujtojnë si i çmenduri i çdo ditë me një energji të pastër”, tha Alves.
Nën hijen e kullës Eifel, Daniel Alves fitoi dy tituj kampion të Francës, dy Superkupa, një kupë Lige dhe një Kupë France. Ai u aktivizua në 73 ndeshje me Paris Sën Zhermenin duke shënuar 6 gola.