Dahoud nënshkruan kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022
Prishtinë, 30 mars - Reprezentuesi U21 i Gjermanisë, Mahmoud Dahoud do ti bashkohet Dortmundit në përfundim të stinorit pas marrëveshjes që verdh-e-zinjtë kanë arritur me Borussia Monchengladbach.
Dortmund ka paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh për futbollistin, i cili ka qenë në radarin e shumë skuadrave tjera evropiane.
Dahoud është një futbollist shumë i talentuar të cilin e kemi përcjellë tash e sa vite, ka deklaruar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.
Ai tashmë ka treguar se mund të luajë në nivelet më të larta dhe e presim me krahë hapur për sezonin e ardhshëm.
Dahoud ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022.