Daglas Maicon përgatit lamtumirën nga Milano
Milano, 29 mars - Mbrojtësi brazilian i Inter, Daglas Maicon është duke menduar seriozisht lamtumirën nga Milano dhe klubi zikaltër në përfundim të këtij sezoni të dështuar për të dhe Interin e tij.
Pas gjashtë sezonesh të një niveli të lartë 30-vjeçari amerikano-jugor mund të mbyllë në qershor aventurën e tij tek Inter.
Maicon ndoshta nuk vlen sa dy vjetë më parë por gjithsesi vlera e tij në merkato kap vlerën e 10 milionë eurove dhe për momentin PSG e Leonardos dhe Anzhi i Eto′o janë dy skaudrat më të favorizuara për të marrë shërbimet e brazilianit.
Edhe klubi Inter duket se është dakord me largimin e tij dhe prej disa javësh po tentojnë të bëjnë të tyrin Mauricio Isla, të cilin Massimo Moratti e sheh si trashëgimtarin e Maicon.