Cuadrado arrin në Itali
Torino, 25 gusht - Juventus është shumë pranë huazimit të Juan Cuadrados nga Chelsea i Jose Mourinhos. Kolumbiani është shfaqur në Aeroportin Malpensa, në veri të Italisë, në orët e para të së martës.
Cuadrado është mirëpritur nga dhjetëra tifozë të cilët ishin mbledhur në aeroport.
Të martën, 27-vjeçari do ti nënshtrohet testeve mjekësore, ndërsa pritet që gjatë ditës të firmoset edhe marrëveshja e huazimit.
Cadrado u transferua te Chelsea në fillim të këtij viti për rreth 30 milionë euro, por nuk arriti të fitojë sfidën me brazilianin Willian për një vend në formacionin e bluve.
Sipas TuttoJuve, pas ekzaminimeve mjekësore, pritet edhe nënshkrimi i kontratës nga kolumbiani. Konfirmimin për këtë transferim e ka bërë më herët drejtori gjeneral i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta.
Cuadrado kaloi në Stamford Bridge në muajin janar nga Fiorentina për 33 milionë euro, mirëpo ai dështoi të tregohej i vlefshëm për Jose Mourinhon