26 Dhjetor 2024

Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë i 2016-s

Gjenevë, 10 janar - Cristiano Ronaldo ka fituar \"Topin e Artë\", duke u shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2016.

31-vjeçari thotë se e fituar titullin me ndihmën e shokëve të ekipit.

\"Ky është padyshim një trofe individual. Por, për mua, ai është gjithashtu edhe kolektiv. Sepse e kam marrë edhe për shkak të Champions League që fituam vjet dhe të Kampionatit Europian me Portugalinë. Unë kurrë nuk do të isha në gjendje t\'i fitoja këta tituj i vetëm. Kështu që unë dua të falënderoj shokët e mi të kombëtares së Portugalisë dhe të \'Realit\' të Madridit.\"

Ky është \"Topi i Artë\" i 4-t për Ronaldon.

Për femrat, trofenë e ka marrë për të dytin vit me radhë ylli i kombëtares amerikane Carli Lloyd.

Çmimin e Trajnerit të Vitit e ka fituar Claudio Ranieri i \"Leicester City\"-t, klubit që fitoi titullin e vet të parë në Premier League vitin e kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)