Cristiano Ronaldo mes Milan dhe City
Madrid, 30 janar - Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të largohet nga Spanja në fund të sezonit.
Sport shkruan se dy prej destinacioneve më të mundshme për Ronaldon janë Manchester City dhe Milani.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është inkurajuar nga lajmi se Ronaldo po ndërton një shtëpi në Lake Como (Itali) dhe nuk e ka fshehur admirimin e tij për ish-yllin e Manchester United.
Te City, Sheiku Mansour ka resurse për t`i mposhtur të gjithë rivalët e tij për portugezin. Vitin e kaluar u raportua se City përgatiste ofertë në vlerën e 170 milionë eurove për të sjellë Ronaldon në Angli, por sulmuesi refuzoi ta shikojë ofertën.
Megjithatë këtë sezon gjërat kanë ndryshuar dhe raporti i tij me fansat ka sjellë dilema për të ardhmen e tij. Ai madje ishte sulmuar edhe nga presidenti i nderit i Realit, Alfredo di Stefano.