27 Prill 2024

Cristiano Ronaldo bëhet baba

Madrid, 5 korrik - Ylli i Real Madridit dhe ish-fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se është bërë baba.

Ronaldo e ka bërë të ditur lajmin se është bërë baba në Twitter, ndërsa fëmija i tij është një djalë, për të cilin do të kujdeset ai vetë, pasi që nuk e ka bërë publik emrin e nënës së fëmijës.

\"Është kënaqësi dhe emocion i veçantë, të bëj të ditur se së fundmi jam bërë baba i një fëmije që është djalë. Siç jemi marrë vesh me nënën e fëmijës, që preferon ta mbajë identitetin e saj në konfidencialitet, djali im do të jetë nën përkujdesjen time të veçantë\".

\"Asnjë informacion tjetër rreth kësaj çështje nuk do të publikohet dhe kërkoj nga të gjithë që të respektojnë të drejtën time dhe të djalit për privatësi, të paktën për çështje si këto\", shkroi Ronaldo në Twitter. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)