29 Prill 2024

Cristiano, më i mirë se Ronaldo

Madrid, 26 tetor - Cristiano ka shënuar 43 gola në 46 ndeshje zyrtare me Real Madrid (35 në kampionat dhe 8 në Ligën e Kampioneve).

Mesatarja e portugezit është 0.93 gola për ndeshje dhe e kalon atë të ish-sulmuesit brazilian të Real Madrid, Ronaldo, i cili në 46 ndeshje zyrtare shënonte 31 gola me bluzën e bardhë (0.67 gola për ndeshje).

Mesatarja e Cristiano Ronaldo është më e dobët vetëm se e Gaspar Rubio, i cili luajti pesë sezone me Real Madrid (1928-1932 dhe 1939-1940) dhe shënoi 73 gola në 75 ndeshje me një mesatare të jashtëzakonshme: 0.97 gola për ndeshje.

Gjithsesi, Cristiano ndodhet para emrave të shquar të historisë madrilene si: Puskas (0.90), Di Stefano (0.77), Hugo Sanchez (0.73), Van Nistelrooy (0.66), Zamorano (0.59) dhe Santillana (0.45).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)