Crespo të luajë në Bullgari
Sofje, 14 dhjetor - Lideri i Ligës bullgare, Ludogorets Razgrad, planifikon ta huazojë sulmuesin e Parmës, Hernan Crespo.
Sipas 7 Dni Sport, pronari i Ludogorets, Kiril Domuschiev, është në bisedime me klubin italian dhe thuhet të ketë ofruar rreth 300.000 euro për ta huazuar argjentinasin.
36-vjeçari nuk është pjesë e planeve të drejtuesve të Parmës, ndërsa këtë sezon është paraqitur vetëm në katër ndeshje.