Coyle: Chelsea po negocion për Cahill
Londër, 24 dhjetor - Bosi i Boltonit, Owen Coyle ka konfirmuar se Chelsea ka bërë hapa zyrtarë për qendërmbrojtësin Gary Cahill.
Edhe pse Boltoni momentalisht gjendet në pozitën që dërgon në Championshipin anglez, është menaxheri Coyle ai që ka pranuar se Chelsea po negocion me zyrtarët e klubit për transferimin e Cahill.
Sa i përket Gary Cahill, ka pasur bisedime mes nesh dhe Chelseat. Ai është top lojtar dhe plotësisht i fokusuar për Boltonin, theksoi Coyle.