Costa refuzon Juventusin
Londër, 20 prill - The Sun, raporton se sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka refuzuar që ti bashkohet Juventusit gjatë verës.
Raportohet se Costa nuk dëshiron të jetë sulmues i dytë në Torino, pas Gonzalo Higuain, teksa nuk e ka vendin të sigurt as në Stamford Bridge, pasi raportohet se sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, do të bashkohet gjatë verës me Conte.
Gjithashtu edhe Romelu Lukaku është afër transferimit te Blutë e Londrës, për këtë arsye Costa duhet të gjejë sa më parë skuadër.