Corinthians, 44.5 milionë euro për të blerë Tevezin

Manchester, 18 korrik - Corinthiansi ka rritur ofertën për lojtarin e kombëtares argjentinase, Carlos Tevez 27 vjeçar.
Ndërkohë që oferta e mëparshme e Corinthiansit ishte 40 milionë euro, tani mendohet të jetë 44.5 milionë euro.
Ndërsa, Manchester City për largimin e Tevezit kërkon 56 milionë euro.
Tevez ka luajtur për Corinthiansin dy sezone, më 2005 e 2006, dhe gjatë asaj periudhe shënoi 31 gola, udhëhoqi ekipin drejt titullit, dhe vet u shpall lojtari më i mirë i vitit (2005).