Cordoba paralajmëron largimin nga futbolli
Milano, 7 maj - Mbrojtësi kolumbian i Interit, Ivan Ramiro Cordoba, ka njoftuar se derbi i së dielës do të jetë ndeshja e fundit për të në San Siro.
Cordoba pritet të tërhiqet nga futbolli. Të dashur tifozë, derbi i së nesërmes do të jetë ndeshja ime e fundit si lojtar në San Siro.
Unë kam vendosur tju njoftoj juve pas takimit me presidentin Massimo Moratti, drejtorët dhe trajnerin. Aktualisht do të koncentrohem vetëm në ndeshje, ndërsa do të vijë koha që të mendoj për të ardhmen, ka thënë Cordoba, në një letër të hapur drejtuar tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare të Interit.
Cordoba 35-vjeçar në radhët e Interit ishte transferuar nga San Lorenzo në janar të vitit 2000 për 14 milionë euro.