10 Janar 2025

Cordoba ndal pensionimin, kthehet në Inter

Milano, 6 korrik - Mbrojtësi kolumbian i pensionuar i Interit, Ivan Cordoba, do të merr një post zyrtar në klubin ku edhe i dha fund karrierës.

Sipas gazetës sportive italiane “Itasportpress” 35-vjeçari kolumbian do të emërohet si menaxher i ri i ekipit zikaltër gjatë ditëve të ardhshme.

Ndërsa gjithnjë sipas kësaj gazeleje, presidenti i Interit, Massimo Moratti ka dhënë pëlqimin personal që të merret ky vendim.

Ish-reprezentuesi kolumbian për fanellën ‘nerazurre’ ka luajtur rreth 12 vite, gjegjësisht nga viti 1999 deri vitin e kaluar kur ‘vari këpucët’.

Ai me ish-kampionin botëror për ekipe ka fituar 5 tituj në Serie A, 4 trofe të Kupës së Italisë dhe njëherë Champions Leaguen dhe atë të Botërorit për klube. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)