Conte të vazhdojë kontratën me Juventusin
Torino, 17 prill - Antonio Conte raportohet se është i gatshëm të vazhdojnë kontratën e tij me Juventusin edhe për dy vite.
Gazzetta dello Sport shkruan se trajneri do të nënshkruajë marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2015, e cila do tia rrisë atij pagën në 3 milionë euro në sezon.
Conte, i cili erdhi në Tornio verën e kaluar nga skuadra e Serie B, Siena, aktualisht ka marrëveshje me gjigantët nga Torino deri në fund të sezonit të ardhshëm (qershor 2013).