Conte mund ta zëvendësojë Mourinhon të Chelsea
Londër, 8 dhjetor - Selektori i Italisë, Antonio Conte mund ta zëvendësojë Jose Mourinhon në postin e menaxherit të Chelseas.
Tabloidi britanik Daily Star ka bërë të ditur se pronari i Blues, Roman Abramovich ka identifikuar strategun e Azzurrëve, si pasardhës të mundshëm për portugezin.
Mourinho është nën presion të madh në Stamford Bridge pas rezultateve të dobëta deri më tani gjatë këtij sezoni, përfshirë 10 humbje në të gjitha garat.
Andaj, në rast se Abramovich vendos për shkarkimin e Mourinhos, Conte do të jetë kandidati kryesor të cilin ai do të bëjë përpjekje që ta angazhojë në drejtim të skuadrës kampione të Premierligës.