Conte do të bëhet trajner i Chelseas
Londër, 4 prill - Antonio Conte do të bëhet trajner i Chelsea-t, pasi të përfundojë Kampionati Evropian.
Chelsea, klub anglez i futbollit, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me italianin Conte.
Euro 2016 do të nisë më 10 qershor dhe përfundon më 10 korrik.
Trajneri i mëparshëm i Chelsea-t, Jose Mourinho, është përjashtuar nga klubi në muajin dhjetor, për shkak të mungesës së rezultateve për ekipin.
Chelsea aktualisht udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm, holandezi Guus Hiddink.
Conte, ish-futbollist, është tash për tash në krye të ekipt kombëtar të Italisë.
Ai po ashtu ka udhëhequr Juventusin italian në tre tituj të njëpasnjëshëm deri në vitin 2014.