Cole: Dëshiroj të mbyll karrierën tek Chelsea

Londër, 21 korrik - Mbrojtësi i majtë i Chelsea, Ashley Cole ka deklaruar se do të ishte shumë i lumtur nëse drejtuesit e Chelseat do t`i ofronin kontratë të re atij, që do të ishte edhe automatikisht përfundim i karrierës me këtë skuadër.
Ai ka thënë se do të kërkoj nga klubi që të përmbyll karrierën në Chelsea.
Besoj se do të fitojmë ndonjë trofe gjatë sezonit të ardhshëm. Dua ta përfundoj karrierën tek Chelsea, ka thënë Cole.