Cole: Carroll më i mirë se Drogba
Liverpool, 31 mars - Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, ka thënë se sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll është shumë më i mirë se sa ish-bashkëlojtari i tij te Chelsea, Didier Drogba.
“Ai është sikurse Drogba. Andy është 22 vjeç dhe ne e dimë se çfarë lojtar është Didier Drogba, por ky i fundit nuk luajti në këtë nivel sikurse në moshën e Carroll”.
“Ka edhe shumë kohë për Carroll që të zhvillohet dhe për t’u bërë më i mirë e më i mirë”, potencoi Cole.