Coentrao suspendohet për katër ndeshje
Madrid, 30 gusht - Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Fabio Coentrao, nuk do të paraqitet në ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës, pasi Federata e këtij vendi e ka dënuar me katër ndeshje moslojë, si pasojë e kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Getafes.
Portugezi nuk luajti në humbjen prej 2-1 që pësuan Los Blancos, por kah fundi i takimit u ndëshkua për shkak të ofendimit që i bëri arbitrit nga banka rezervë.
Sipas vendimit të Komitetit disiplinor, 24-vjeçari do të mungojë ndaj Barcës, si edhe në takimet e La Ligas, kundër Granadas, Sevillas dhe Rayo Vallecanos.