Coentrao kërkon klub të ri
Madrid, 8 korrik - Mbrojtësi i krahut të majtë, Fabio Coentrao në edicionin e ri nuk do të jetë pjesë e Real Madridit.
Coentrao, 25-vjeçar, ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Reali për shkak se nuk ka të ardhme në "Santiago Bernabeu", është bërë e ditur nga gazeta "El Mundo Deportivo".
"Dua të largohem për shkak se asnjëherë nuk kam qenë i dashur te Reali. Kam kërkuar nga krerët e klubit që të pranojnë ofertat për mua dhe të bëjnë zgjidhjen e duhur. Nuk dua të luaj për Realin", ka thënë Coentrao.
Coentrao te Reali ishte transferuar vitin e shkuar nga Benfica. Interesim për të kanë treguar Chelsea, Tottenham, Benfica e Roma.