Coentrao dëshiron largimin nga Madridi
Madrid, 24 maj - Fabio Coentrao pritet të ndjekë hapat e Jose Mourinhos, duke bërë të ditur se nuk është i lumtur te skuadra e Real Madridit.
25 vjeçi, u transferua në Madrid në vitin 2011 nga Benfica dhe në stinorin e parë kishte mahnitur duke luajtur në dy krahët e mbrojtjes dhe në mesfushë.
Sidoqoftë, me largimin e Mourinhos, i cili pritet të marr drejtimin e Chelseat edhe Coentrao duket se do ta ndjekë bashkëkombësin e tij, shkruan Skysports.
Nga dita e parë që kam ardhur këtu, nuk mendoja se isha i dëshiruar, ka thënë ai.
Por sot duket se të gjithë dëshirojnë që unë të largohem. Nuk e di çfarë kam bërë gabim, shtoi ai.
Duhet të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e mirë për klubin dhe mua, pra nuk e përjashtojë mundësinë e largimit, tha Coentrao.
I pyetur nëse do të ndjekë Mourinhon në Chelsea, Coentrao nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
Nëse largohem nga Real Madridi, nuk do t`i mbylli dyert për asnjë ekip, tha ai.