Çmimi i Madh i Shangait, Vettel niset i pari
Madrid, 18 prill - Sebastian Vettel do të niset i pari në Çmimin e Madh të Kines në Formula 1. Gjermani ka regjistruar kohen me të shpejtë në pisten e Shangait, duke i dhenë skuderisë se tij Red Bull pole-position e katërt radhazi në këtë Botëror.
Vettel e ndali kronometrin në kohën 1.34.558, duke lenë pas shokun e tij të skuadres Mark Webber. Dy pilotet e Red Bull, të cilët u renditën në vendin e parë dhe të dytë në Çmimin e Madh te Malajzise kanë konfirmuar edhe një herë formene shkelqyer në këtë sezon të Formula 1.
I treti në cirkuitin kinez do të niset piloti i Ferrarit, Fernando Alonso. Dy herë kampioni i botës, la pas pilotin gjerman të skuderisë Mercedes Nico Rosberg.
Nga vendi i pestë dhe i gjashtë do ta nisin garen makinat McLaren me kampionin e botes në fuqi Janson Button dhe Lewis Hamilton.
Dy anglezet, megjithese ishin te shpejtë në provat e lira, nuk treguan të njejten gjë në provat zyrtare të Çmimit të Madhe të Kines.
Vetëm kosha e shtatë me e mirë për kryesuesin e renditjes pas tre garave të para, Felipe Masa.
Piloti i Ferrarit do të paraprijë në nisje pilotin e Renault Robert Kubica, ndërkohë që dhjetëshja e parë plotesohet me Mercedesin e shtatë herë kampionit të Botes Michael Schumacher dhe makinen Force India te Adrian Sutil.
Besoj se është një nga kualifikimet më të këqija. Me këto fjalë Michael Shumacher ka shprehur zhgënjimin e tij për pozicionin e nëntë të arritur në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Kinës.
Nuk jam i kënaqur sepse nuk kemi arritur të gjejmë një aset të mirë këtë fundjavë dhe nuk kemi gjetur zgjidhjet për problemet tona, është shprehur gjermani.
Megjithatë, piloti i Mercedes shprehet optimist për garën e nesërme, duke theksuar se nëse bie shi gjërat mund të ndryshojnë.