Claudio Ranieri nuk i mjaftojnë as 130 milionë euro
Monaco, 3 korrik - Strategu Italian i skuadrës së pasur Monaco, Claudio Ranieri po dëshiron edhe blerje të tjera për përforcimin e skuadrës së tij.
Atij nuk i mjaftuan 130 milionë eurot e shpenzuara vetëm për 3 lojtarë dhe miliona të tjera për emra të tjer. Ai kërkon ende përforcime, për të arritur të futet vetëm në zonën Champions.
Synimi i klubit është të përfundoj në top 3, por këtij ekipi ende po i mungon diqka. Neve na duhen ende lojtarë edhe pse jemi shumë të fortë, ne duhet të forcohemi edhe më tepër. Jemi ende larg skuadrës së PSG, mirëpo ne do të luftojmë deri në fund, tha Ranieri.
Ndryshe, Monaco është duke ndjekur edhe lojtarë si Marchisio, Boateng, Nani, Hulk, Sagna, Evra, Terry, Abida, Molinaro, Digne e tej.