Clattenburg rrezikon suspendim të përjetshëm për racizëm
Londër, 31 tetor - Policë, avokatë e zyrtarë të Federatës së Futbollit të Anglisë, secili për vete kanë përgatitur dosjet e tyre për të ardhur në përfundim nëse gjyqtari Mark Clattenburg përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj dy futbollistëve të Chelsat në humbjen nga Manchester Unitedi, të dielën.
Ish-gjkyqtari i Premier Leagues, Jeff Winter, ka insistuar se Clattenburg sipas të gjitha gjasave më kurrë nuk do të referojë në ndonjë ndeshje tjetër, nëse shkrimet e medieve dalin të vërteta se ai ka fyer në baza raciste John Obi Mikelin dhe Juan Matan e Chelseat.
Policia londineze tashmë ka konfirmuar se ka marrë një ankesë për arbitrin Clattenburg dhe do të punojë së bashku me zyrtarët e Chelseat dhe të prokurorisë për zbardhjen e rastit.