City vazhdon me shpenzimet
Manchester, 4 shtator - Shpenzimet e mëdha të Manchester Cityt nuk janë as pranë fundit të tyre, pasi klubi nga Eastlands ka shpenzuar vetëm 325 milionë paund në sjelljen e lojtarëve të rinj, që sipas \"The Telegraph\" është ende pak në krahasim me buxhetin në dispozicion.
Manchester City ka goditur në botën e futbollit që pas blerjes së klubit nga sheikët arab të Abu Dhabit, të cilët sollën emra të mëdhenjë si, Gareth Barry, Mario Balotelli dhe Carlos Tevez, ndërsa tani thuhet se shpenzimet nuk kanë marrë fund, pasi që buxheti në dispozicion prej hiç më pak se 500 milionë paund, u jep komoditet arabëve.
Hierarkia e Cityt pritet që të rikthehet në garë për superyje si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Fernando Torres, kur klubi të jetë kualifikuar për Ligën e Kampionëve.