29 Dhjetor 2024

City, super-ofertë për Messi

Manchester, 8 shtator - Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Manchester City gjatë kësaj vere ia ka bërë Barcelonës një super-ofertë për Lionel Messin: 50 milionë euro plus kartonin e Mario Balotellit. Për momentin këtë e ka përgënjeshtruar klubi katalunas.

Ndërkohë, Messi ka zbuluar se e ka ëndërr që, herët ose vonë, të luajë në ekipin Newell’s Old Boys.

“U kam thënë gjithmonë shokëve se një ditë do të dëshiroja të luaja në Argjentinë”, ka thënë Messi për Espn Brazil.

Ndersa Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka pohuar se një ditë do të dëshironte të paraqitej për ish-klubin e tij të fëmijërisë, Newell’s Old Boys nga Rozario.

Messi është lindur në këtë qytet dhe ka luajtur për këtë skuadër në grupmoshat e reja prej vitit 1995 deri në vitin 2000. Megjithatë, ai nuk arriti të paraqitej për skuadrën e parë të Newell’s Old Boys, ngase u transferua në akademinë e Barcelonës.

“Që kur isha fëmijë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në ligën argjentinase, sidomos për Newell’s Old Boys. Sinqerisht dëshiroj ta provoj se çfarë ndjenje është të luaj për këtë klub. Gjithmonë kam qëndruar zgjuar deri në orët e vona për t’i ndjekur në TV ndeshjet e kësaj skuadre”, ka theksuar Messi.

Ndërkaq në pyetjen se kush është më i mirë, Pele apo Maradona, futbollisti më i mirë i ditëve të sotme është përgjigjur: “Maradona është futbollisti më i mirë në histori, për këtë nuk kam dyshim. Kurrë nuk e kam parë Pelen duke luajtur, por edhe nuk kam nevojë, sepse e di se Diego është më i miri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)