City po përgatit ofertën prej 38 milionë euro për Reus
Manchester, 30 prill - Sipas "Goal.com", Manchester City është gati të hidhet në sulm për talentin e Borussia Dortmund dhe kombëtares gjermane, Marco Reus.
Siç bënë të ditur portali më i madh sportiv në Europë, skuadra e Roberto Mancinit po përgatit ofertën prej 38 milionë eurosh, ku sulmuesi do të përfitojë 60 mijë sterlina në javë.
Ofertën zyrtare "Citizens" pritet tia paraqesë në 10 ditët e ardhshme.
Talenti 23-vjeçar është kthyer në një objektiv kryesor dhe për disa klube të tjera si rivalë e Manchster United.
Ish kampionët e Anglisë dëshirojnë blerjen e një lojtari cilësor gjatë kësaj merkatoje dhe përveç Reus synojnë dhe Edinson Cavanin e Napolit.