22 Dhjetor 2024

City përjashtohet nga garat evropiane, gjobitet me 30 milion euro

Manchester, 15 shkurt - Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme nga Uefa dhe është gjobitur me 30 milion euro pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Feir Plejt Financiar.

"Klubi i futbollit Manchester City Football bëri shkelje serioze të Liçensimit të Klubeve dhe Rregullave Financiare "fair-play", duke mbivlerësuar të ardhurat e sponsorizimit të tyre në llogaritë dhe në informacionet e tyre madje edhe të paraqitura në UEFA midis viteve 2012 dhe 2016", tha UEFA në një deklaratë.

Klubi gjithashtu nuk arriti të bashkëpunojë në hetimin e këtij rasti, tha UEFA.

"Dhoma Gjykuese ka vendosur masa disiplinore ndaj Klubit të Futbollit Manchester City duke rekomanduar që të përjashtohet nga pjesëmarrja në garat e klubeve të UEFA-s në dy sezonet e ardhshme (sezonet 2020/21 dhe 2021/22)", tha UEFA.

Kampionët aktualë të Anglisë po ashtu u gjobitën me 30 milionë euro.

Manchester City ka të drejtë ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)