City ofron 50 milionë euro për Granit Xhakën
Manchester, 18 shkurt - Ekipi anglez i futbollit Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili aktualisht luan me klubin gjerman, Borussia Monchengladbach.
Gazeta gjermane Bild shkruan se trajneri i ardhëshëm i City-t, Pep Guardiola, është i etur që të ketë Xhakën në dispozicion dhe është lejuar që të shpenzojë 50 milionë euro për të.
Për Xhakën, 23 vjeç, ka shprehur interesim edhe Arsenali.