City ofron 40 milion euro dhe Dzeko për Cavanin
Manchester, 17 qershor - Sheiku Mansur i Manchester City dhe presidenti i klubit Khaldon Al Mubarak, i kanë ofruar klubit të Napolit 40 milion euro plus Edin Dzekon, për kartonin e Cavanit, duke bërë kështu që shifra e ofertës në total të arrij 55 milion euro.
Shumë kjo që po tundon presidentin De Laurentis, i cili po e shqyrton seriozisht këtë ofertë.
Pas kësaj kërkese të Citizen, Reali i Madridit dhe Chelsea janë sfumur pak a shumë nga pretendimet e tyre për Uruguajanin, pasi Florentino Perez nuk ka ndërmend të hedhë 63 milionë euro për të prishur klauzolën e sulmuesit, po ashtu edhe për Chelsean pasi, konfirmimi i Torresit sërish tek blutë e Londrës ka bërë që të sfumuhen alternativat e sulmit.