City ofron 30 milionë për Modric

Manchester, 17 qershor - Manchester City ka vendosur të bëj një ofertë prej 30 milionë funte për të transferuar mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.
Daily Mail shkruan se ishullorët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 30 milionë funte për lojtarin kreativ të Tottenhamit, Luka Modric por vetëm një ofertë prej 35 milionë funte mund ti kënaqte drejtuesit e Tottenhamit.
Raportohet se negociatat ndërmjet dy klubeve kanë filluar me një ofertë prej 30 milionë funte që shumë shpejtë do të jetë në tryezat e Tottenhamit.
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp vazhdon të pohoj se kroati nuk do të largohet nga klubi edhe pse mediat mendojnë tjetër gjë.