City nuk do ta blejë kurrë Messin
Manchester, 14 mars - Manchester City i ka plot arkat e saj që ta blejë yllin e Barcelonës, Lionel Messin, por sipas drejtorit sportiv të klubit anglez, Ferran Soriano, kjo nuk do të ndodh kurrë.
Spanjolli ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008.
“Nuk ka gjasa që të nënshkruajmë me Messin”.
“Unë e njoh mirë atë dhe familjen e tij dhe e di se janë mirë në Barcelonë, ku është ai dhe ku duhet të jetë”.
“Ne do të bëjmë rrugën tonë pa të, gjë që do të jetë më e vështirë, sepse ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror” është shprehur në fund ai.