City në humbje 121 milionë funte
Manchester, 2 tetor - Manchester City ka bërë të ditur se ka regjistruar humbje prej 121 milionë funtesh për 12 muaj, deri më 31 maj të këtij viti, duke shpenzuar kështu më shumë në paga të lojtarëve, se sa fitimi total i gjeneruar.
Humbja financiare, deri në 92.5 milionë funte për vitin e kaluar, përbën një prej humbjeve më të mëdha në histori të Ligës Premier.
Me rastin e konfirmimit të këtyre humbjeve të jashtëzakonshme, shefi ekzekutiv i Cityt, Garry Cook, ka bërë të ditur se qytetarët do ta shtrëngojnë xhepin në afatet e ardhshme kalimtare për blerjen e lojtarëve të ndryshëm.
Blerjet e lojtarëve në shkallën në të cilën kemi bërë së fundmi, nuk do të ketë nevojë që të bëhen tani e tutje. Kemi një skuadër në formë ideale, u shpreh Cook.