24 Dhjetor 2024

City kërkon të përforcojë skuadrën në merkaton e muajit janar

Manchester, 22 dhjetor - Manchester City po dominon kampionatin anglez, por Pep Guardiola nuk kënaqet aspak.

Trajneri katalanas kërkon të përforcojë skuadrën në merkaton e muajit janar, duke vënë në shënjestër 3 futbollistë.

Njëri prej tyre është Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin po shkon drejt skadencës.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për kalimin e Sanchez te City. Verën e kaluar, ky transferim po bëhej konkret, pasi Arsenali e kishte pranuar ofertën e “Citizens”, por në momentin e fundit londinezët ndërruan mendje për shkak se nuk mundën të gjenin një zëvendësues të denjë të Sanchez.

Gjithsesi, transferimi i Sanchez në “Etihad Stadium” nuk është çështja më urgjente për t’u zgjidhur për Manchester City, që mund ta marrë kilianin me parametra zero në fund të sezonit.

Skuadra e Guardiolës ka prioritet gjetjen e një zëvendësuesi të Kompany, duke parë dëmtimet e shpeshta të tij, e në këtë pikë kandidaturat janë Van Dijk i Southampton dhe Inigo Martinez nga Real Sociedad.

Në të njëjtën kohë, “Citizens” janë në kërkim edhe të një mesfushori që do të luajë në vendin e Yaya Toure, i destinuar të lërë Manchester Cityn në fund të sezonit.

Fernandinho do të rinovojë kontratën me skuadrën angleze, por kjo mund të mos mjaftojë, kështu që Manchester City ka hedhur sytë nga 22-vjeçari i Borussias së Dortmundit, Julian Weigl, që pëlqehet nga Guardiola, edhe pse ëndrra e 46-vjeçarit është Sergi Busquets, për të cilin City mund të ofrojë 55 milionë euro në muajt e verës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)