City ia hap derën Casillasit
Manchester, 26 nëntor - City është duke menduar për pasardhësin e Joe Hart.“Gardiani” i City duket se nuk po i plotëson “apetitet” e klubit nga “Etihad”.
Mediat spanjolle të dielën shkruajnë se drejtuesit e Manchester Cityt janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e Iker Casillasit të Real Madridit.
Portieri spanjoll në këtë sezon të garave ka humbur vendin e titullarit tek “mbretërit” duke hapur mundësinë e largimit nga “Santiago Bernabeu”.
“El Mundo Deportivo” shkruan se City është duke menduar seriozisht për angazhimin e Casillasit. Kontrata e reprezentuesit spanjoll me “Los Blancos”, por ai qysh në afatin e janarit pritet të largohet nga Madridi.
Manchester City është një nga opsionet e mundshme të 32 vjeçarit, i cili kërkohet edhe nga Arsenal, Milan e Schalke.