City i ofron Liverpoolit 20 milionë funte për Aggerin
Manchester, 7 gusht - Zyrtarët e klubit të Manchester Cityt duket se e kanë marr seriozisht sjelljen e mbrojtësit e Liverpoolit, Daniel Agger në Etihad.
Pas dy oferta të refuzuara, Citizens tani kanë ofruar 20 milionë funte për transferimin, ndërsa reprezentuesi danez do të merr një pagë javore prej 100 mijë funte.
Por, trajneri i ri i Liverpoolit, Brendan Rodgers kohë më parë ka deklaruar se shtylla e mbrojtjes së ekipit është Agger dhe i cili nuk do të shitet për asnjë çmim.
Për shërbimet e 27vjetarit kanë shprehur interesim kohë më parë edhe Real Madird dhe Barcelona.