City i ofon Ronaldos një pagë neto vjetore prej 17 milionë euro
Manchester, 11 korrik - Sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Star", Manchester City ka vendosur të bëjë goditjen e madhe përsa i përket repartit të sulmit, Cristiano Ronaldo.
Për të bindur yllin portugez që të bëhet ylli i ri i "Etihad Stadium" nënkampionët e Premier League i ofrojnë një pagë neto vjetore prej 17 milionë eurosh.
City ka filluar të lëvizë dhe personat që po merren personalisht me këtë operacion janë drejtuesit e skuadrës Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain, të cilët kanë kontaktuar agjentin e CR7-ës Jorge Mendes.